Dinari serb në Kosovë / Protestojnë serbët në Mitrovicë të Veriut

Me pankarat “Europë  hapi sytë”, “Rezoluta 1244, SHBA na ndihmo” dhe thirrje të tjera, serbët lokal të  Kosovës kanë protestuar në veri të Mitrovicës duke kërkuar anulimin e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që euroja të jetë e vetmja valutë.

Protesta është organizuar nga pensiosinstët serbë të Kosovës dhe është përkrahur nga Lista Serbe.
Kryetrja e pensionistëve ka kërkuar ndëprerje të vendimit për diinarin.

“Po i drejtohemi gjithë botës që ta dëgjojë apelin tonë. Për ne është me rëndësi që të ndërpritet zbatimi i këtij vendimi, që ne të mund të marrim pagat në banka dhe posta dhe të mund të jetojmë si në të gjitha shtetet normale”, tha Dushanka Gjoroviq.

Drejtori i Spitaleve në veri u bëri thirrje qytetarëve serbë për unitet.

“Shpresoj që të ketë drejtësi edhe për ne serbët. Bashkësia ndërkombëtare duhet të thotë se mjafton shtypja e popullit serbë në Kosovë. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të vazhdojmë të luftojmë bashkë për të siguruar atë që na takon, që është një jetë paqësore”, tha Dragisha Milloviq.

Ndërsa kryeministri ka thënë se i qëndron Rregullores së Bankës Qendrore për operacionet me para të gatshme e sa i përket përdorimit të dinarit ka thënë se nuk do të ketë ndëshkrime derisa janë në përgatitje të një fushate për informim më t mirë të qytetarëve serbë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share