Nga garuesit e Maqedonisë së Veriut, në edicionin e 28-të Kampionati Ballkanik i atletikës në salla të mbyllura është prezantuar me tre garues Drita Islamin në disiplinën 400 m. Andreas Trajkovski në kërcim së gjati dhe Brajan Avia në kërcim së larti.
Suksesin më të madh e arriti garuesi Andreas Trajkovski i cili fitoi vendin e dytë he medaljen argjendit duke e thyer rekordin shtetëror në salla të mbyllura. Rezultati i Andreas Trajkovskit shënoi rezultat 7 metra e 79 centimetra. Drita Islami në disiplinën 400 metra nuk ishte në nivelin e duhura andaj arriti rezultatin 56 sekonda e 41 të qindtat. Garuesi i tretë nga Maqedonia e Veriut, Brajan Avia, mbeti pa plasman.
Edicioni i 28-të Kampionati Ballkanik i atletikës në salla të mbyllura u, mbajt në Stamboll të Turqisë.