Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se shqiptarët në Luginën e Preshevës përbëjnë shumicën e popullsisë.
Megjithatë, sipas Kamberit, vetëm 17 për qind prej tyre kanë poste në institucionet shtetërore lokale, njofton Klankosova.tv.
Ai thotë se me këtë theksohet diskriminimin i qeverisë serbe ndaj shqiptarëve.
“Në Luginën e Preshevës, shqiptarët përbëjnë 71% të popullsisë, por kanë vetëm 17% të përfaqësimit në institucionet shtetërore lokale dhe të rrethit”, ka shkruar Kamberi në platformën X.
“Serbia zgjedh mandate të numrit të punonjësve institucionalë duke pasqyruar strukturën etnike rajonale, duke theksuar diskriminimin e qeverisë ndaj shqiptarëve”.