Shtatë persona humbin jetën nga sulmet ruse në Ukrainë

Të paktën shtatë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë në një sulm me dron rus gjatë natës në Kharkiv, sipas autoriteteve në qytetin verilindor.

Një foshnjë gjashtëmuajshe dhe dy fëmijë të moshës shtatë dhe katër janë në mesin e të vdekurve, tha në Telegram guvernatori rajonal, Oleg Synegubov.

Euronews raporton se droni rus goditi një pikë karburanti të premten vonë mbrëma, duke spërkatur shtëpitë aty pranë me karburant të djegur. Raportohet se rreth 14 shtëpi u dogjën, transmeton Klankosova.tv.

Të paktën 50 njerëz u desh të evakuoheshin, tha kryetari i bashkisë së Kharkiv, Igor Terekhov.

Kharkiv është sulmuar shpesh që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022.

Ushtria ruse nuk ka komentuar mbi sulmin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share