Kurti për raportimet për tentim-atentat: Ka shumë kërcënime nga strukturat të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Shkup ka thënë se ka parë forca të shumta policore gjatë mbledhjes që pati me partitë simotra të socialistëve, pas raportimeve se ka pasur një tentim-atentat ndaj tij, raporton Ekonomia Online.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, deklaroi Kurti.

Kështu tha Kurti gjatë homazhe të dy ish-aktivistëve të vrarë 17-vite më parë nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut.

RTK ka raportuar se kanë marr informacion nga burime të besueshme nga institucione të sigurisë në Kosovë, se menjëherë pas mbledhjes së KS të OKB-së, kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka përpjekje për vrasjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmë.

RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

“Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share