Kampionati republikan i basketbollit në ligën e parë të meshkujve, vazhdon gjatë fundjavës me ndeshjet e javës së 17-të. Kundërshtari i radhës i çairasve është Kozhufi në Gjevgjeli të shtunën në ora 17:00.
Skuadra e “Çairi 2030” në tre ndeshjet e sezonit pranveror ka dy fitore dhe një humbje, ndërsa për ndeshjen e radhës kundër Kozhufit në Gjevgjeli është mjaft e motivuar me dy fitoret e fundit, por edhe me prurjen e fundit, Brevin Gallovej, i cili erdhi nga Trepça e Mitrovicës
“Jemi maksimalisht të përqendruar. Këtë javë e dimë se do të jetë pak detyra më e rëndë, por si do që të jetë ne jemi favorite edhe pse ekipi i Kozhufit ka një ekip të mire, por ja që sporti e ka që edhe ato duhet të luftojnë për mbijetesë prandaj kjo ndeshje është shumë me rëndësi për ne , për arsye se nëse ne këtë ndeshje e fitojmë atëherë do të ishim shumë afër pozitës numër tre dhe katër e cila do të na jep avantazh në play off, avantazhin e terrenit vendas” – tha Erhan Ramadani.
Me kualifikimin eventual në play off, klubi I basketbollit “Çairi 2030” do të mbetet në konkurrencë edhe për pozitën më të lartë në luftë për titullin kampion.
“Qëllimi jonë kryesor është të jemi në pozitën tre dhe katër. Meqenëse se e dimë se deri më tani vetëm një ndeshje e kemi humbur në sallën tonë sportive “Shaban Trstena”. Për këtë arsye ne do bëjmë ç’mos të jemi në vendin e tretë apo të katërt që ta shfrytëzojmë at terren vendas dhe të jemi edhe befasi më e madhe në Kampionatin e Republikës së Maqedonisë” – tha Erhan Ramadani.
Në ndeshjet tjera që do të zhvillohen të shtunën takohen: Kozhufi – Çairi 2030, Gostivari – TFT Mocart, Naviko Akademia – Vardari Pelisteri – Feniksi dhe MZT Skopje – Ohri, ndërsa ndeshja Euro Nikel – Rabotniçki luhet të dielën. /tvklan.mk/