KF Besa në fazën kryesore të përgatitjeve, për dy javë zhvilloi aktivitetet stërvitore dhe ka zhvilluar edhe tre ndeshje kontrolluese me ekipe si Spartak Kostroma, dhe Çernomorec të Rusisë si dhe Çerno More të Bullgarisë me çka trajneri ka një pasqyrë të qartë për formën e çdo futbollisti.
“Atje kemi kaluar një fazë shumë të mire,kemi bërë ndeshje të forta kontrolluese dhe pak a shumë trajneri e ka parë dhe ka një pasqyrë kush sa është i gatshëm dhe kush ku gjendet me formën optimale të tij. Nëpër gjithësi si fazë ka shkuar si duhet, stërvitjet janë zhvilluar si duhet, kushtet kanë qenë shumë të mira për punë dhe gjithçka kanë shkuar si duhet. Mendoj se kemi bërë fazë të mire”, tha për tvklan.mk, Izair Emini, futbollist i KF Besa.
Duke pasur para sysh përgatitje dhe prirjet cilësore të gjithën ekip janë optimist se do të arrijnë objektivin e tyre për kualifikim në elitën e futbollit vendor.
“Mendoj se kemi të gjitha kapacitetet dhe mundësit e mundshme të mbajmë vendin e parë dhe të sigurojmë kualifikim në Ligën e parë të Maqedonisë. Me prurjet që kemi bërë si klub mendoj se janë shumë cilësorë që do të na ndihmojnë në vazhdim të kampionatit.Normalisht se me prurjet e reja është ngrit edhe cilësia dhe jemi në rrugën e duhur që arrijmë objektivat tona”, deklaroi Izair Emini.
Klubi i futbollit Besa, testin e fundit para fillimit të sezonit pranveror do ta zhvillon të shtunën kundër ekipit Makedonija Gj.P, në stadiumin e Gjorçe Petrovit./tvklan.mk