Lloga dhe Tunç në Ankara, diskutuan për ekstradimin e Palevskit

Në takimin me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç, është biseduar edhe për procedurën e ekstradimit të Lupço Palevskit.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nga kolegu i tij turk është njoftuar se, procesi gjyqësor për Palevskin ka përfunduar dhe pritet të përfundojnë edhe procedurat administrative.

Pas përfundimit të pjesës administrative, Palevski pritet të ekstradohet në vendin tonë.

Ministri Lloga e falënderoi ministrin Tunç  për reagimin e shpejtë të tyre  dhe arrestimin e Palevskit dhe theksoi se, kjo është shenjë e mirë për shoqërinë,  të dënohen ata që kanë kryer krim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share