Nigeri-Bregu i Fildishtë, finalja e Kupës së Afrikës për Kombe 2024

Finalja e Kupës së Afrikës për Kombe 2024 është Nigeri-Bregu i Fildishtë. “Super-Shqiponjat” eliminuan Afrikën e Jugut me penallti 4-2, ndërsa koha e rregullt përfundoi 1-1. Nigerianët kaluan në avantazh në minutën e 67 me Trost-Ekong, ndërsa afrikano-jugorët gjetën barazimin në të 90 me Mokoenën.

Heroi i takimit, portieri Nvabali, që priti dy penallti. Në gjysmëfinalen tjetër, Bregu i Fildishtë mundi Republikën Demokratike të Kongos 1-0. Rrjeta e vetme e sfidës u shënua për Elefantët në minutën e 65 nga Haler. Organizatorët e Bregut të Fildishtë siguruan një finale në Kupën e Afrikës për Kombe pas nëntë vitesh.

Sfida Nigeri-Bregu i Fildishtë do të luhet më 11 shkurt, në stadiumin olimpik të “Ebimpes” në qytetin e Abdixhanit, qendrën më të madhe të Bregut të Fildishtë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share