Kurti vazhdon të refuzojë kërkesën e ndërkombëtarëve

DINARI SERB NË KOSOVË

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të refuzojë kërkesën e ndërkombëtarëve për shtyrje të zbatimit të rregullores së BQK-së. Vartësi i tij ministri për kthim dhe komunitete thotë se janë dy mënyra si mund të zbatohet rregullorja.

Qeveria vazhdon me qëndrimin e njejtë sa i përket zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosoëvs për dinarin serb.

Kryeministri në një deklaratë me shkrim tha se i qëndron periudhës së tranzicionit që e ka në fokus informimin rreth rregullores dhe mosndëshkueshmërisë.

Ministri për Komunitete dhe Kthim,Nenad Rashiq, tha se janë dy mënyra se si mund të zbatohet dhe të vihet në funksion Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës duke thënë se në këtë aspekt janë në një periudhë tranzicioni.

”Konvertimi i dinarit në euro do të jetë lehtë i zbatueshëm për ata që pranojnë pagesat në dinarë e do t’i kthejnë në euro” – tha Nenad Rashiq.

Shtoi se për shkak të rrethanave politike kjo do të ishte vështirë e zbatueshme. Shpreson në  bashkëpunim në mes Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë.

“BQK-ja e Kosovës dhe ajo e Serbisë mund të  zhvillojnë mes vete një lloj transaksioni. Është mënyra tjetër kur bankat kanë përfaqësi këtu dhe në Serbi ta bëjnë kthimin e dinarit në euro direkt dhe përdorimi të bëhet këtu. Të gjithë njerëzit që nuk kanë llogari bankare kjo do t’i mundësojë ta hapin një pa pagesë” – tha Naned

BE-ja  sërish është shprehur  e shqetësuar për “vendimet e njëanshme” që po merr pala kosovare dhe se kjo ngrit frikën se “Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa” në rrugën drejt integrimit.


“Ne nuk i frikësohemi një status-qoje, nuk i frikësohemi asgjëje në këtë aspekt. I frikësohemi vetëm se njerëzit e Kosovës dhe Serbisë mund të mbesin jashtë nga ajo që është aty për ta nga procesi i anëtarësimit. Kemi reaguar në javët e fundit, veçanërisht për vendimet e njëanshme nga pala e Kosovës. Këto kanë ngritur shqetësimin, së bashku me mënyrën e komunikimit nga ana e autoriteteve të Prishtinës. Këto krijojnë frikë te ne, që Kosova mund të mbetet jashtë dhe prapa”
– tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të kësaj rregullore. Kjo Rregullore i jep fund përdorimit të dinarit në Kosovë dhe përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa në Kosovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share