Xhandarmeria franceze ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar kriminal të përfshirë në shitjen e armëve të prodhuara nëpërmjet printerave 3D. Sipas prokurorit të Marseille, Nicolas Bessone ky është rrjeti i parë i këtij lloji në Francë. Njëkohësisht ai shprehur shqetësim për ndryshimin e mënyrës sesi tregtohen armët.
“300 efektivë u përfshinë në ndalimin e 14 individëve dhe sekuestruan 8 printera 3D, 7 njësi armësh të krijuara ekskluzivisht nëpërmjet printimit 3D dhe 24 njësi të armëve konvencionale”, raporton francezja Le Monde.
Hetimet të cilat zgjatën 1 vit u drejtuan nga divizioni i krimit kibernetik të xhandarmërisë. Hetuesit u infiltruan me grupet kriminale në Telegram, që çoi në ekspozimin e rrjetit, i cili operonte në rajonet e Francës të tilla si Provence-Alpes-Côte d’Azur, Île-de-France, Grand Est, Occitanie dhe Belgjikë.
Disa prej të arrestuarve ishin të përfshirë në prodhimin e armëve, ndërsa të tjerët kishin rol ndërmjetësuesish me blerësit, të cilët u arrestuan gjithashtu. Në mënyrë që të mos binin në sy nga autoritetet, pjesët e armëve u dërgoheshin veç e veç klientëve.
Sipas kreut të divizionit të krimit kibernetik, Kolonelit Hervé Petri, armët e prodhuara në këtë mënyrë janë të një cilësie të lartë, duke qenë se janë “95 % të ngjashme me modelin origjinal” dhe nuk janë të gjurmueshme. Sipas hetuesit, çmimi i tyre, mund të variojë nga 1000 në 1500 euro, “më e lirë se një kallashnikov”./tvklan.al
French authorities have confiscated several weapons, some 3D printed, in an operational first for the country.
Latest: https://t.co/Y0PT7M0Jv2 pic.twitter.com/0o0bqoSzs4
— Sky News (@SkyNews) February 7, 2024