Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (06-shkurt) rreth orës 10:45, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, kanë privuar nga liria 38-vjeçarin S.K. nga Poroi i Tetovës, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre derisa ata po kryenin veprime zyrtare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgatitet një parashtresë.