Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në farmacitë e insulinës ka sasi të mjaftueshme të medikamentit “ozempik” dhe “ribelsus” sipas sasive të kontratës së prokurimit publik. Sasi të këtyre dy insulinave dërgohen në mënyrë të vazhdueshme në farmacitë e insulinës.
Lidhur me insulinën “Ryzodeg”, ka marrë njoftim nga kompania Novo Nordisk Pharma se ka mungesë globale të këtij ilaçi. Ilaçi gjendet në vendin tonë, por merret në sasi sipas procedurës së tenderit. Për këtë qëllim, pacientëve që kanë nevojë për terapi me insulinë pajisen me një zëvendësues të përshtatshëm të insulinës të të njëjtit gjenerik.
Theksojmë se të gjithë pacientët marrin terapinë e nevojshme me insulinë” – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.