Zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit ka thënë se 31 nga pengjet e mbetura që mbaheshin në Gaza kanë vdekur.
“Ne kemi informuar 31 familje se të dashurit e tyre të kapur nuk janë më në mesin e të gjallëve dhe se i kemi shpallur të vdekur”, tha kundëradmirali Daniel Hagari në një konferencë të rregullt për media, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Gjithsej 136 izraelitë mbahen ende robër nga militantët palestinezë në Gaza.