Superliga Europiane kërcënon kompeticionet

FIFA e UEFA rrisin bonuset për Botërorin e Klubeve dhe Champions League

Dy organizatat më të rëndësishme të futbollit, FIFA dhe UEFA kanë gati planin për të mbuluar me para skuadrat e kompeticioneve të saj. Botërori i Klubeve dhe formati i ri i Champions League do të sjellin shumë miliona Euro në arkat e klubeve.

Për turneun e FIFA-s, shuma totale e çmimeve do të jetë në 2.5 miliardë Euro. 100 milionë do të shkojnë për atë që fiton garën, ndërsa 50 milionë Euro të tjera do të shpërndahen mes skuadrave pjesëmarrëse.
Por kjo nuk është e gjitha.

Për të mbajtur larg sirenat e Superligës Europiane, për formatin e ri të Ligës së Kampionëve, UEFA ka vendosur të rrisë me 30% çmimin e përgjithshëm në krahasim me edicionin aktual, duke e çuar në 2.7 miliardë Euro.

Para që duhet t’i sigurojnë klubeve rreth 60 milionë Euro vetëm për pjesëmarrjen në grupe dhe që sigurisht do të thellojë diferencën me skuadrat që nuk do të marrin pjesë. Gjithashtu, FIFA dhe UEFA po studiojnë një zgjidhje për të zgjatur skadimin e kontratave ekzistuese në mënyrë që të luhet edhe finalja e Botërorit të Klubeve, tashmë i programuar për tu luajtur gjatë muajve të verës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share