KSHZ-ja mund të funksionojë me 6 anëtarë dhe është konform Rregullores, ka deklaruar Kryetari I KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, duke Iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me MIA-n.
“KSHZ-ja mund të funksionojë me 6 anëtarë për shkak se duhet shumica e votave në KSHZ dhe sipas Rregullores mund të funksionojmë në mënyrë solide edhe me gjashtë anëtarë. Padyshim se do të ishte në dobi të zgjidhet edhe anëtari I shtatë, por këtë ua lë organeve kompetente respektivisht Kuvendit”, tha Aleksandar Dashtevski.
I pyetur nëse janë konsultuar me Kryeparlamentarin për zgjedhjen e anëtarit për kompletimin e KSHZ-së, Dashtevski ka thënë se kjo është e rregulluar me Kodin Zgjedhor.
“Ka ligj dhe sipas ligjit duhet të veprohet. Ne s`kemi se cfarë të themi. Nëse ne përzihemi kjo do të thotë se nuk veprojmë sipas ligjit. Nuk është puna jonë të tregojmë se cfarë duhet të bëhet”, tha Dashtevski.
I pyetur nëse në KSHZ kanë mbërritur kandidatura për President të vendit, Dashtevski ka theksuar se fillimisht duhet të shpallen zgjedhjet, pas cka nisin të gjitha afatet./tvklan.mk