Qendra për Meaxhim me Krizat ka njoftuar se temperaturat e ulëta gjatë natës kanë shuar zjarrin në Veshallë të Malësisë së Tetovës. Sipas tyre, ekupe të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” janë në vendngjarje dhe kanë monitoruar sipërfaqet e djegura.
Ekipet gjithashtu kanë kontrolluar terrenin për të parandaluar përhapjen e sërishme të vatrave të zjarrit.
Gjatë mëngjesit aktiv por me intensitet të ulët ka qenë zjarrin në Malin e Thatë të Shkupit. Sipas njoftimeve të Njësisë së Zjarrfikësve të Shkupit dhe Stacionit Policor në Saraj, digjet bari i thatë dhe barishtet.
Për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe helikopteri I MPB-së. Sipas QMK-së, nuk ka rrezik për vendbanime dhe për objektet, duke bërë thirrje që të mos ndizen zjarre në ambiente të hapura.
Për shkak të mundësisë që gjatë ditës zjarri të rishpërthejë, nga QMK-ja thonë se vatra do të mbikqyret. Intervenimi pamundësohet për shkak të terrenit të papërshtatshëm./tvklan.mk