Aktivistë dhe përkrahës të Aleancës për Shqiptarët janë grumbulluar para shtëpisë së Arben Taravarit në Gostivar, përcjell tvklan.mk.
Siç raportohet, grumbullimi është bërë në shenjë përkrahjeje për kreun e ASH-së, pas sinjaleve kërcënuese me plumbin në derën e shtëpisë, që ndodhi ditën e sotme.
Në fotografi duket edhe vetë Taravari, duke biseduar me përkrahësit dhe duke falënderuar për përkrahjen./tvklan.mk