Katër persona të vrarë pas bombardimeve ruse në Kherson

Katër persona janë vrarë pas bombardimeve ruse në Khersoni, ka thënë kreu i administratës së qytetit.

Roman Mrochko tha në Telegram forcat ruse bombarduan rajonin nga bregu i majtë i pushtuar përkohësisht, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Granatimet shkaktuan shpërthimin e zjarrit në qendër të qytetit dhe ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje gjetën trupat e dy burrave, të moshës 45 dhe 50 vjeçare, në një makinë.

Këto granatime vranë gjithashtu një grua që ishte në rrugë në atë moment dhe një burrë tjetër.

Mrochko tha gjithashtu se një burrë 60-vjeçar pësoi lëndime të rënda.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share