55% e qytetarëve të RMV-së nuk mund të bëjnë pushime jashtë vendit

Mbi 50% e familjeve në Maqedoninë e Veriut nuk mund të përballojnë një pushim vjetor jashtë vendit. Kështu konstaton analiza e portalit statistikor “Langeist”, bazuar në të dhënat e Eurostatit. Në analizë thuhet se 55 për qind të amvisërive që nuk mund të përballojnë pushime shtatë ditore jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut. Vendi ynë pozicionohet në mesin e vendeve në Evropë, në të cilat shumica e familjeve nuk mund të përballojnë një pushime jashtë vendit. Pasojnë Shqipëria me 58,3 për qind e familjeve ku nuk mund të përballojnë pushimet vjetore, Mali i Zi me 67,2 për qind dhe Kosova me 69,5 për qind.

Në një kuadër më të gjerë rajonal, analiza “Langeist” tregon se 60,8 për qind e familjeve në Turqi dhe 62,5 për qind e atyre në Rumani nuk mund të përballojnë një pushim njëjavor jashtë vendit.

Në përqindje, nga rajoni, pjesa më e madhe e familjeve që mund të përballojnë pushimet vjetore jashtë vendit janë nga Kroacia (41,7 për qind), e ndjekur nga Serbia me 43,6 për qind, Bullgaria me 43,8 për qind dhe Greqia me 48,8 për qind. Në ndryshim nga vendet e Ballkanit, të dhënat e portalit “Langeist” tregojnë se në vende si Luksemburgu, Norvegjia, Zvicra dhe Islanda, më pak se 10 për qind e familjeve nuk mund të përballojnë pushimet vjetore.

Të dhënat për Maqedoninë e Veriut, siç theksohet nga portali, janë të vitit 2020, për Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Turqinë dhe Zvicrën nga viti 2021 dhe Kosovën, Islandën dhe Britaninë e Madhe nga viti 2018./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share