Kryetari I Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela, gjatë një konference për media nga selia partiake në Tetovë njoftoi se për të shtunën ka thirrur seancën e Kuvendit Qendror ku do të kërkohet përgjegjësi për Kryetarin e partisë, Arben Taravari.
Sela theksoi se përkundër vendimit të oorganave partiake të ASH-së, që partia të shkojë e vetme në zgjedhjet parlamentare, Taravari ka vendosur që të kundërshtojë këtë, pas publikimit të djeshëm në Facebook ku kërkoi mbështetje nga ASH-ja që në zgjedhje të shkohet me opozitën shqiptare…/tvklan.mk