Shkupi me turistë gjatë fundjavës

Moti i mirë – turistët preferojnë Kanionin e Matkës!

Moti i mirë ka sjellë numër të madh turistësh në qytetin e Shkupit.

Një nga destinacionet më të preferuara mbetet Kanjoni I Matkës dhe mbase në këtë mot të mirë e me diell të gjitha rrugët çojnë drejt këtij atraksioni turistik.

Vizitorëve duket se Matka u ka lënë një përshtypje mjaft të mirë.

“Ishte shumë mirë. Bëmë një udhëtim të këndshëm me varkë, vizituam shpellën, pimë nga një birrë dhe kafe. Ishte mirë.”

“Erdhëm këtu vetëm për një vikend. Arritëm të premten në mbrëmje dhe do të shkojmë nesër në mëngjes.”

“Mua më pëlqeu me të vërtetë Kanjoni. Uji ishte shumë i bukur dhe natyra gjithashtu. Ne shëtitëm pak lart tek kanioni dhe patëm një udhëtim me varkë. Më pëlqeu shumë, ishte shumë bukur. Më pëlqen shumë Shkupi në fakt, është një arkitekturë ndryshe, shije të ndryshme. Mendova se ishte mjaft syhapëse, ngase nuk kam ditur asgjë për Maqedoninë. Patëm një udhëtim të mirë në qytet nga një ciceron lokal. E shijova shumë, mendoj se është këndshëm.”

Por jo vetëm Matka. Gjatë qëndrimit të tyre në Shkup turistët duket se vizitojnë edhe pikat e tjera atraktive si Pazarin e vjetër, Urën e Gurit dhe malin Vodno.

“Më pëlqen. Është shumë paqësore.”

“Vetëm gjërat gjenerale. Pra Pazarin e vjetër, pikat kryesore të qytetit. Po është shumë mirë.”

“Sapo arritëm. Po kemi parë urën e gurit dhe qendrën… pazarin e vjetër, këto vende i kemi parë. Ne na pëlqen me të vërtetë, sidomos arkitektura e ndërtesave ishte shumë impresive.”

Jo vetëm tursitët e huaj. Këtë të dielë Matkën e kanë vizituar edhe qytetarë të vendit. Duket se fëmijët janë ndarë të kënaqur.

“Po Matka duket e bukur, е rregulluar, uji është mjaft bukur. Jo nuk vijmë shpesh.”

“Po shumë bukur dhe ka shumë natyrë. Diku një herë në muaj, ashtu diçka.”

Turizmi në Maqedoninë e Veriut shihet të jetë në rritje edhe me fillimin e vitit 2024. Ndërkohë kujtojmë se TAV Maqedoni, operatori i aeroportit të të dy aeroporteve, atij Ndërkombëtarë të Shkupit dhe Aeroportit Shën Apostul të Ohrit, vitin e kaluar kan pasur një rritje prej 41% të trafikut të pasagjerëve. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share