KM Shkupi zhvilloi përgatitje disa ditore në Kodrën e Diellit

Klubi i Mundjes Shkupi, pas disa seancave të lehta stërvitore në palestrën sportive “Alush Hamidi” tek shkolla fillore “Kongresi Manastirit” në Shkup, ekipi në drejtimin e trajnerit Jasin Rexhallari dhe Bunjamin Ebipi me dy udhëheqësit të klubit Esad Kamberi dhe Ertan  Rexhepi së bashku me 25 nxënës të moshave të ndryshme disa ditë ka qëndruar në Qendrën Sportive Dimërore, Kodra e Diellit ku ka zhvilluar përgatitje bazike në Kodrën e Diellit, ku kanë shfrytëzuar kushte mjaftë të mira para se gjithash hapësira me kushte adekuate dhe ato klimatike.

Trajneri Jasin Rexhallari për KlanMacedonia, tha:

Jemi  shumë të kënaqur me përgatitjet e klubit tone në Qendrën Sportive Dimërore  Kodra e Diellit ku  kushte  klimatike  fatmirësisht ishin ideale që na ndihmoi që të realizojmë e gjithë plan programin e përgatitjeve në këtë faze. Fatmirësisht të anëtarët e klubit  këtë faze e kaluan  shumë mire  dhe  ajo që është më rëndësishme  nuk kemi asnjë të lënduar. Besoj se në sezonin e ri të mundjes  klubi ynë do të jetë në mesin e më të mirëve. Falënderojmë të gjitha ata të cilët na kanë përkrahur për të zhvilluara këto përgatitje në Kodrën e Diellit” tha  Rexhallari

Trajneri Rexhallari theksoi se përgatitjet e klubit do të vijojnë pa u ndërprerë pasi gjatë këtij sezoni garues i presin aktivitet të shumta si në garat vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare duke e veçuar kampionatin Ballkanik, për të ri që do të mbahet në Shkup./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share