KORNIZA NEGOCIUESE ME BE-në
Çdo ditë e Qeverisë Teknike po e tregon fytyrën e vërtetë të DPMNE-së, thonë socialdemokratët, duke akuzuar opozitën maqedonase se ndryshe flasin kur janë në opozitë e ndryshe kur bëhen pjesë e pushtetit.
Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE-ja nuk mund të bind një ambasadë kurse thonë se mund ta ndryshojnë marrëveshjen ndërkombëtare – propozimin francez dhe kornizën negociuese.
“Një ambasadë DPMNE-ja nuk mund ta bind e jo 27 vende anëtare të BE-së për të ndryshuar kornizën negociuese. Edhe një e pavërtetë tërësisht zbulohet. U konfirmuar ajo që e flsinim. Kemi marrëveshjen më të mirë që mund ta fitonim, për shkak se korniza negociuese është miratuar dhe pranuar nga 27 vendet anëtare të BE-së” – tha Darko Kaevski.
Reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Ata thonë se nuk mund të besojnë se si LSDM-ja krenohet me diktatin bullgar, kurse si do të ndryshohet ky diktat do ta shohin pas 8 majit.
“VMRO-DPMNE nuk pajtohet me diktatin bullgar dhe duhet të ndryshohet, kurse Maqedonia të ketë pozitë më të mirë. Të mos tronditen në LSDM, për Maqedoninë vijnë kohëra më të mira, kurse ata që shkatëruan vendin së shpejti do t`i takojnë së kaluarës, për shkak se me LSDM-në nuk kemi shtet dhe kjo duhet të ndryshohet” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Pohimi I LSDM-së se VMRO-DPMNE nuk mund të bind një ambasadë, ka të bëjë me takimin para katër ditëve të Ministrit të brendshëm Teknik, Pançe Toshkovski, me ambasadoren e Greqisë në Shkup, Sofija Filipidu, ku mes tjerash, është diskutuar edhe situata me dokumentet e udhëtimit për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, ku sic thuhet në komunikatën e MPB-së, Ministri Toshkovski e prezantoi problemin e trashëguar me mungesën e formularëve për dokumente të udhëtimit dhe propozoi masa për zgjidhjen e këtij problemi.
Por, reagimi I Athinës zyrtare ishte I qartë. Sipas marrëveshjes, afati skadon më 12 shkurt 2024. /tvklan.mk/