Merkato dimërore këtë sesion nuk rezervoi lëvizje të bujshme, megjithatë nuk munguan transferimet nga disa klube kryesore të Europës që plotësuan organikën në sektorët ku kishin më shumë nevojë. Transferimi më i shtrenjtë i merkatos së janarit rezultoi të ishte ai i kryer nga Tottenham.
Anglezët transferuan nga Genoa për shifrën e 31 milionë eurove, Radu Dragusin. Në fakt, rumuni u shndërrua në epiqendrën e kësaj merkatoje pasi praktikisht në garë për shërbimet e mbrojtësit ishin më shumë se katër klube. Në Itali, Milan, Napoli, Atalanta ndërsa në Gjermani, Bayern Munich.
Bavarezët iu afruan shumë 22-vjeçarit, madje duke i ofruar edhe diçka më tepër financiarisht në krahasim me Tottenham. Gjithsesi, në fund Dragusin vendosi të mbante premtimin në drejtimin të anglezvëe ndërsa ndoqi gjithashtu edhe ëndrrën për të luajtur në kampionatin më të fortë të Europës, Premier League.