Në pyjet e Amazonës zhvillohet mësim për fëmijët indigjenë
Kjo shtëpi e ndërtuar në pemë dhe me këtë pamje të mrekullueshme është kthyer në klasën më të lartë në botë. E lartë 32 metra ajo qëndron në mbulesën e pyjeve tropikale të Amazonës.
Ky investim, veç për mbrojtjen e natyrës është bërë edhe për nxënësit indigjenë në mënyrë që të mos shkëputen nga arsimi, fenomen i cili është problem në këtë komunitet.
Kjo shtëpi në pemë është ndërtuar nga dru i qëndrueshëm marrë nga pemët e rrëzuara në Amazonë, duke u kujdesur që të mos i presin ato. Në të ka energji diellore dhe internet me shpejtësi të lartë, si dhe mjaft hapësira akomoduese.
Zëvendëspresidenti i shoqatës së bamirësisë “Junglekeepers”, JJ Durand, thotë se ky ambient në pemë u ndërtua për katër muaj dhe u deshëm rreth 30 persona, të cilët punuan pa pushim.
“Për të ndërtuar shtëpinë e pemës na u deshën katër muaj, për të punuan 30 persona, të cilët punonin gjatë gjithë ditës. Për ne ishte e vështirë, shumë e vështirë. Që të ndërtonim një shtëpi në lartësinë prej 32 metrash, nevojitej shumë përpjekje, madje për të arritur në majë duhen 141 hapa”.
Dëmtimi i pyjeve, sipas Durand lidhet me mungesën e arsimimit te këta fëmijë dhe nëse investohet në këtë drejtim, atëherë pyjet do të jetojnë gjatë.
“Për pyjet, ndihem shumë i trishtuar sepse kafshët e gjalla po vdesin. Ju i shihni te trungjet në tokë, është sikur njerëzit të vdesin. Unë i ndjej njerëzit këtu që presin pemët, ata kanë nevojë për pak, dua të them, ne të gjithë duhet të përmirësojmë arsimin tonë. Mendoj se problemi më i madh është arsimi. “Ata janë të detyruar të largohen nga shkolla shumë të rinj e bëjnë këtë të punësuar diku. Punë, prerje dhe minierë. Sapo kanë mundur të mbajnë një peshë të vogël, kanë dalë nga shkolla. Nëse kanë një arsim më të mirë, patjetër që do të kenë një mundësi për të bërë një punë tjetër më të mirë”.
Ai shpjegon se pse kjo klasë është kaq e rëndësihme.
“Kjo shtëpi me pemë duhet të jetë një nga klasat më të largëta në të gjithë botën. Këta fëmijë jo vetëm që po mësojnë aftësitë e tyre atje lart, por ata po mësojnë më shumë për mjedisin e tyre, për komunitetin e tyre, për natyrën, për këtë tokë që po përpiqemi të ruajmë.”
Kjo shtëpi në pemë ka një funksion të dyfishtë, e para si një ndalesë turistike në majë të pemëve, duke ofruar qëndrim në kulmin e xhunglës, për një vlerë prej 1450 Dollarë në natë, si dhe një klasë dhe qendër mësimi për studiuesit dhe njerëzit indigjenë, shumë prej të cilëve largohen nga shkolla në moshën 11-vjeçare.
Këtu ka edhe akses në internet që është shumë i rëndësishëm për fëmijët në rrugën e dijes.
“Teknologjia më e mirë që kemi është interneti. Interneti do të ndryshojë gjithçka. Nëse ata kanë akses në internet në zona të largëta si kjo, kjo është shumë mirë. Na duhen pesë ditë për të arritur në këtë vend nga Puerto Maldonado, i cili është qyteti më i afërt dhe do të jetë pak i shtrenjtë, por është e mundur. Interneti do t’i ndihmojë ata dhe në këtë mënyrë ata mund t’i kenë të gjitha këto mjete për të mësuar dhe për t’u përmirësuar”.
Projekti u ndërtua nga Tamandua Expeditions dhe u financua nga Udemy, një kompani edukative në internet.
“Vlera e arsimit për këto komunitete të ndryshme që janë në zona të largëta, që janë ndoshta në vende ku arsimi nuk është në nivelin e duhur, është një ndryshim I madh. Ai u jep atyre aftësi jo vetëm për të përmirësuar komunitetin e tyre, por më pas e marrin atë një hapin më tej dhe përmirësojnë veten dhe me të vërtetë i çojnë ata atje ku duan të shkojnë dhe ndoshta i vendosin në situata më të mira për të ecur përpara.”
Kjo klasë shërben për t’i mësuar fëmijët indigjenë edhe rreth impaktit të shpyllëzimit.
Shpyllëzimi në të gjithë pyjet tropikale të Amazonës u ngadalësua në mënyrë drastike vitin e kaluar, sakëtësisht me 55% ,një kthesë e madhe rëndësishme për ruajtjen e mushkërive të botës.
Klan News