Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi kanë takuar sonte qytetarët e Kumanovës.Ahmeti përmendi të gjitha të arriturat kronologjike të shqiptarëve në mbi 20 vite pushtet të BDI-së, duke shtuar se BDI është parti e cila then tabu dhe korr suksese.
“Kryeministrin shqiptar e kishim synim, ndaj dhe e realizuam. E kush është më meritori se Talat Xhaferi në këtë post, ndaj askush s’ka të drejtë të më tregoj se a është akt politik, apo kombëtar, sepse ne çdo arritje e çdo hise me gjak e kemi larë, ndaj Talati nuk është kryeministër I njëanshëm, ndaj ofendime më të mëdha e më të turpshmë se Pavle Trajanov e Antonoi Milloshovit nuk kam ndje, mirëpo e kuptojmë që jemi tmerr në sytë e atyre që nuk na duan. Objektivat tona kanë porosi, të atyre që nuk janë më në mesin tonë, dëshmorëve tanë, sepse ne gjithçka fituam me gjak, që nga gjuha, flamuri, universitetet dhe institucionet që i meritojmë. BDI nuk u bë e nuk bëhët kurrë monedhe për kusuritje, sepse kemi qëllime dhe ide të qarta, rruga jonë është BE, ndaj ftoj të gjithë partitë politike të bashkohemi dhe të krijojmë një ardhmëri më të mirë për të gjithë qytetarët, sepse ne nuk jemi miliarda si Kina, jemi pak, ndaj duhet të sistemohemi më shpejtë dhe në mënyrën e duhur. Mos mendoje dikush që brenda ditën krijon parti dhe nesër do drejton shtetin, se edhe patent shofer me marr ka procedurë më të komplikuar. Jo rastësisht jemi në Kumanovë sepse ka një simbolikë, sepse Ismet Jashari e ka dashur Kumanovësn dhe ashtu e kishte nofkën, ndaj sot ai nderon qytetin e Kumanovës edhe pse është nga Komuna e Likovës”, tha Ahmeti.