Kërkohet shtyrja e aplikimit të euros si monedhë e vetme
Komisioni Evropian iu bashkua zërave kritikë ndaj Kosovës, pas hyrjes në fuqi më 1 shkurt të një rregullores që parasheh përdorimin e euros për pagesat me para kesh duke ndaluar përdorimin e dinarit serb. Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer tha se duhej një periudhë me e gjate kohore për këtë çështjeje qe duhej trajtuar përmes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Ne nuk e kemi kritikuar Kosovën për vendosjen e euros apo vendimin se cila valutë duhet të përdoret atje. Kemi kritikuar faktin se ky vendim u miratua pa konsultime paraprake, sepse në këtë moment keni njerëz, institucione, përfshirë edhe spitale të cilat veprojnë duke marrë ndihmë financiare nga Serbia, dhe atyre ju duhet të kenë kohë të mjaftueshme që të përgatiten duke marrë parasysh se nuk jane dhene alternativa të tjera.”
Zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para fizike është kritikuar edhe nga Shtetet e Bashkuara.
“Që nga paslufta më 1999, Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka dërguar serbeve miliona dinarë për t’u paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka atje përfshirë këtu edhe spitalet dhe shkollat.”
Banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar dinarin edhe për pagesat në dyqane dhe restorante. Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalen trasfertat e parave nga Serbia, por ato parave duhen sipas tyre konvertuar ne euro.
Klan News