Hodhën fëmijët nga dritarja, dënohet me ekzekutim çifti në Kinë

Një çift në Kinë është ekzekutuar me vdekje nga autoritetet kineze pasi hodhën nga dritarja e pallatit dy fëmijët e mitur duke i shkaktuar vdekjen.

Zhang Bo, babai i fëmijëve, dhe partnerja e tij Ye Chengchen u shpallën fajtorë për komplotin dhe vrasjen e fëmijëve, të vajzës 2 vjeç dhe djalit 1 vjeç.

Zhang ishte divorcuar nga bashkëshortja në vitin 2020 dhe kishte filluar një lidhje me Ye Chengchen. Kjo e fundit i shihte si pengesë fëmijët e partnerit të saj për t’u martuar me të dhe për të vijuar bashkëjetesën. E për këtë arsye komplotuan për të vrarë fëmijët. Të dy vunë në zbatim planin për t’i hedhur të miturit nga dritarja që të dukej si ngjarje aksidentale.

Gjykata e Lartë e Kinës e konsideroi motivin e çiftit si “jashtëzakonisht dashakeqe” dhe “metoda mizore”. Për këtë arsye dënoi çiftin me ekzekutim me vdekje. Nuk është e qartë forma e ekzekutimit, megjithatë dënimet me vdekje në Kinë bëhen kryesisht me injeksion ose me pushkatim.

Ndërsa nëna e dy fëmijëve të ndjerë tha të enjten pas ekzekutimit të çiftit se “makthi që torturonte familjen e saj është zhdukur përfundimisht”.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share