VMRO: Me LSDM nuk ka shtet – luftojmë për të rikthyer besimin!

VMRO-DPMNE ka akuzuar sot LSDM-në e Kovaçevskit dhe BDI-në e Ahmetit sepse sipas opozitës maqedonase, të dy partnerët qeveritarë kanë shkatërruar shtetin, përcjell KlanM.

“Premtuan një qendër të re klinike në Shkup, premtuan se do ta përfundojnë qendrën e re klinike në Shtip, por nuk realizuan asgjë. Kishte vetëm skandale, manipulime tenderash, tentativa për të shitur shëndetësinë publike, vjedhje të barnave nga qytetarët si skandali i Onkologjisë. Ata e harruan stafin mjekësor, në vend që ta mbanin e motivuan të largohej. Nuk kishte arsimim të mëtutjeshëm, nuk kishte plane adekuate për punësimin e stafit mjekësor. Për ata që kanë mbetur në vend, nuk kanë ofruar kushte adekuate për punë”, thonë nga VMRO.

Nga kjo parti thonë se do ta rikthejnë besimin e humbur të qytetarëve tek institucionet e shtetit./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share