Pesë fitore të skuadrave vendase dhe po aq të atyre mysafire është epilogu I 10-të ndeshjeve të zhviklluara sot në kamloionatin amerikan të basketbollit NBA. Minnesota vazhdon kryesimin në Perëndim me 34 fitore e 14 humbje para Oklahomas që ka 33 fitore e 15 disfata. Në Lindjen Boston kryeson me 37 fitore e 11 humbje e ndjekur nga Milwaukee me 32 fitore e 16 disfata.
Kampionët e Denver u mundën 105-100 në fushën e Oklahoma, skuadra surprizë e këtij sezoni në NBA. Mungesa e Donciq u ndje te Denver, ndërsa Shai realizoi 34 pikë për vendasit.
Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u mund 119-116 nga Portland. Simons me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit. Fiton edhe Miami, që mundi 115-106 Sacramento, ndeshje ku u dallua Butler, autor i 31 pikëve.
Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim, duke mundur thellë 121-87 Dallas. Ndeshje pa histori, ku u dallua Towns, autor i 29 pikëve. Pa probleme fiton edhe ekipi i Phoenix, që falë 33 pikëve të Durant mundi 136-120 Brooklyn.
Rezultatet e sotme:
Charlotte – Chicago, 110-117
Cleveland – Detroit, 128-121
Washington – Clippers, 109-125
Miami – Sacramento, 115-106
Houston – Nju Orleans, 99-110
Minnesota – Dallas, 121-87
Oklahoma – Denver, 105-100
San Antonio – Orlando, 98-108
Brooklyn – Phoenix, 120-136
Portland – Milwaukee, 119-116