Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar kthimin e 195 robërve rusë të luftës nga Ukraina, në këmbim të të njëjtit numër të të burgosurve ukrainas.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë të mërkurën se kishte përfunduar një marrëveshje shkëmbimi me Ukrainën, sipas së cilës secila palë ktheu 195 ushtarë dhe se ushtarët e saj do të dërgoheshin në Moskë për të marrë trajtim mjekësor dhe psikologjik, raporton Reuters.
Agjencia shtetërore e lajmeve RIA ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë luajtur një rol në ndërmjetësimin e marrëveshjes.
“Më 31 janar, si rezultat i procesit të negociatave, 195 ushtarakë rusë të cilët ishin në rrezik vdekjeprurës në robëri u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit. Në këmbim, u dorëzuan saktësisht 195 të burgosur nga forcat e armatosura të Ukrainës”, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.
Ishte shkëmbimi i parë i tillë që nga rrëzimi i një avioni transporti ushtarak rus javën e kaluar që Moska thotë se mbante 65 ushtarë ukrainas përpara një shkëmbimi të planifikuar.
Rusia thotë se Ukraina e rrëzoi avionin me një raketë tokë-ajër dhe se të gjithë 74 personat në bord u vranë.
Ukraina as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se ka rrëzuar aeroplanin dhe ka kërkuar prova se kush ishte në bord, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.