PTHP: Masa kujdesi për dy drejtorë të dyshuar!

RASTI ONKOLOGJIA

Prokuroria Thememore Publike Shkup solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave, të dyshuar për rastin në Klinikën e Onkologjisë.  Bëhet fjalë për ish drejtorin mjekësor Nino Vasev, ish drejtorin organizativ, Nehat Nuhi, që kanë qenë në detyrë në periudhën nga 2017 deri në vitit 2022 në Klinikë për Radioterapi dhe Onkologji si dhe për tre doktorë onkolog. Prokurora Publike i ka propozuar Gjykatës Penale Themelore, që t’i caktojë masën e kujdesit drejtorit mjekësor dhe attij organizativ.

“Gjatë procedurës parahetuese punonim në ekipe me dy prokurorë publik, u ndërmorën shumë veprime dhe janë siguruar dokumente voluminoze. Me rëndësi të jashtëzakonshme në të gjithë këtë procedurë ishin pacientët e onkologjisë dhe familjet e tyre, të cilët dëshirojë ti falënderoj publikisht dhe ti inkurajojë ti denoncojnë të gjithë veprimet eventuale joligjore dhe keqpërdorimet për të cilat kanë qenë dëshmitarë në Klinikën konkrete” – tha Ana Gagovska, Jakimovska, prokurore.

Pesë personat që janë nën hetim, dyshohet se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, mashtrim gjatë detyrës zyrtare si dhe ndihmë gjatë mashtrimit në shërbim.

“Bëhet fjalë për vepër penale mashtrim në shërbim. Kjo vepër penale është për dy drejtorët, atë organizativ dhe mjekësor, ndërsa për tre doktorët onkolog është për ndihmën e kryerjes së veprës penale për çka për drejtorin e atëhershëm organizativ kemi edhe shtatë vepra të tjera për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” – tha Ana Gagovska, Jakimovska, prokurore.

Rasti Onkologjia ka të bëjë me keqpërdorimin e barnave në Klinikën për Onkologji në Shkup, skandal ky që u zbulua vitin e kaluar. Bëhet fjalë për një rrjet të personelit mjekësore në këtë klinikë, ilaçet e shtrenjta kundër kancerit i kanë shitur në tregun e zi, ndërsa pacientëve në klinikë u janë dhënë terapi gjysmake dhe jo adekuate. /Tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share