Sipas tyre Cases është përgjegjës për eliminimin nga Kupa e Azisë
Eliminimi nga Kupa e Azisë nuk është kapërdirë siç duhet në Irak. Kombëtarja zhgënjeu ndaj Jordanisë për t’i dhënë kështu lamtumirën kompeticionit që në raundin e 1/8-ave. Tensioni ishte prezent dhe gjatë konferencës së shtypit të trajnerit, Jesus Casas.
Gjatë kohës që trajneri po jepte deklaratën e tij lidhur me ndeshjen e humbur, duke dhënë edhe sqarimet e rastit, një grup gazetarësh nga Iraku të nevrikosur tentuan të sulmonin trajnerin spanjoll të kombëtares së tyre.
Gazetarët irakianë u afruan te tavolina dhe tentuan të sulmojnë trajnerin spanjoll, megjithatë ishte edhe një polic që u fut në mes dhe Casas shpëtoi pa pësuar ndonjë goditje.
Pas këtij incidenti përfaqësuesit e mediave irakiane të pranishëm në konferencë, u larguan pa bërë pyetje për trajnerin dhe në sallë mbeten vetëm gazetarë nga shtete të tjera. Trajneri spanjoll siguroi gjithashtu se këto intervista nuk e dëmtuan në asnjë mënyrë kombëtaren e Irakut dhe bëri të qartë se synon të vazhdojë detyrën e tij, duke konfirmuar se objektivi madhor mbetet kualifikimin në Kupën e Botës 2026.
Iraqi Press ATTACK Jesus Casas after Iraq lose to Jordan in the last minute.
Chaos in the conference room.#AsianCup2023 pic.twitter.com/wHXONVS3fY
— InsideWorldFootball (@InsideWorldFoo1) January 29, 2024
Klan News