Lionel Messi dhe Xavi Hernandez mund të bëhen bashkë sërish por kësaj radhe te Inter Miami.
Spanjolli bëri të ditur që do të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të këtij sezomi pas rezultateve të dobëta këtë edicion.
Ndërkaq tani, El Chiringuito raporton që dy ish-bashkëlojtarët mund të bëhen bashkë por këtë radhë në raportin futbollist-trajner.
Te ky klub tashmë luajnë edhe isha të tjerë të Barcelonës si Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.