Numër rekord eurosh të falsifikuara në Gjermani

Gjermania tërhoqi nga qarkullimi më shumë kartëmonedha false euro vitin e kaluar sesa në vitin 2022, njoftoi Bundesbank (Banka Qendrore Gjermane).

“Numri i kartëmonedhave false të tërhequra nga qarkullimi në vitin 2023 është rritur me 28,2 për qind krahasuar me vitin 2022, duke arritur në 56 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Bundesbank.

Dëmi total i shkaktuar nga përdorimi i kartëmonedhave false shkon në 5.1 milionë euro. Në të njëjtën kohë, dëmi më i madh i është bërë kartëmonedhave 200 dhe 500 euro përmes tregtisë së bizhuterive, shufrave të arit, orëve dhe makinave.

Kartëmonedha 50 euro është ende më e popullarizuara në mesin e falsifikuesve. Rreth 38 për qind e të gjitha kartëmonedhave të falsifikuara të sekuestruara janë kartëmonedha 50 euro. Pas kësaj vijnë kartëmonedhat 20 euro.

Monedhat dy euro janë ndër monedhat më të falsifikuara.

Bundesbank thekson se pavarësisht rritjes së numrit të kartëmonedhave të sekuestruara, falsifikimi është ende në nivel të ulët.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), në vitin 2023 u zbuluan 467,000 kartëmonedha euro të falsifikuara, që është 24 për qind më shumë se në vitin 2022.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share