Kirby: Shtëpia e Bardhë nuk po kërkon luftë me Iranin, apo përshkallëzim rajonal

Shtëpia e Bardhë nuk po kërkon një luftë me Iranin apo përshkallëzim rajonal.

Kështu tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo që duam është një Lindje e Mesme e qëndrueshme, e sigurt dhe e begatë dhe duam që këto sulme të ndalen”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka fajësuar grupet e mbështetura nga Irani për sulmin me dron pa pilot ndaj forcave amerikane, i cili vrau tre personel shërbimi në Jordani, sulmi i parë vdekjeprurës kundër forcave amerikane që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas në tetor, raporton The Guardin, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share