Afati i ndryshimit të dokumenteve personale është deri më 12 shkurt, ndërkaq jo të gjithë qytetarët kanë arritur që të ndyshojnë dokumentet personale për shkak të turmës së mëdha para sporteleve të MPB-së ku lëshohen dokumentet e reja për.
Për këtë MPB ka njoftuar se nëse qytetarët nuk kanë arritur të respektojnë këtë afat, nuk do të kenë gjoba, por nuk do të mund të udhëtojnë jashtë vendit.
Gjithashtu nga MPB-ja, kanë njoftuar se deri më tani, numri më i madh i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë e kanë kryer obligimin dhe kanë marrë dokumente personale me emrin e ri kushtetues.
Poashtu autoritetet vendore njoftuan se do të kërkojnë nga Greqia që të shtyjnë afatin për vlefshmërinë e dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit, kjo pasi siç thanë, RMV nuk ka kapacitete që për një kohë të shkurtë të ndryshojë të gjitha dokumentet e qytetarëve./KlanMacedonia