Nga vizita zyrtare që po zhvillon në Tiranë, ministri për Punët e Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të përdorë metoda të tjera në mënyrë që në Gaza të lejohen ndihmat humanitare.
Gjatë fjalës së tij në një deklaratë për mediat, ministri është shprehur se në të kundërt mund të humbasin jetë të tjera për shkak të urisë dhe kjo thotë ai do të jetë një pjesë e ndërgjegjes që nuk do e mbajë dot opinioni ndërkombëtar.
Hakan Fidan: Diskutuam dhe për çështjet rajonale dhe globale dhe sidomos lufta Rusi-Ukrainë, lufta të mbarojë sa më shpejt dhe të parandalohen humbjet e jetëve, si dhe të mos krijojmë më peshë financiare. Një tjetër çështje e rëndësishme është tragjedia në Gaza. Në Palestinë, me mijëra të pafajshëm para të gjithë botës janë duke u masakruar. Në këtë pikë që kemi arritur, po përballemi me një nivel tjetër të masakrës. Ndërkohë që ka shumë jetë të humbura, tashmë kemi miliona palestinezë që janë marrë robër dhe janë lënë në kushtet e urisë dhe të varfërisë.
Nuk po jepet leje për hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, kjo tregon që një fatkeqësi e madhe po ndodh. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka treguar një reagim në nivelin e duhur dhe nuk është mundur që të ndalohet kjo. Prandaj, ftoj opinionin ndërkombëtar që të përdorë metoda të tjera në mënyrë që 2 milionë persona që janë marrë peng në kushtet e urisë që të marrin masa që kjo të përfundojnë sa më shpejt sepse në të kundërt do të të jetë shumë vonë. Mund të humbim jetë të tjera për shkak të urisë. Kjo do të jetë një pjesë e ndërgjegjes që nuk do e mbajë dot opinioni ndërkombëtar.
/tvklan.al