Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka theksuar sot në ngjarjen profesionale kushtuar rezistencës antimikrobike se suksesi në trajtimin e rezistencës antimikrobike mund të arrihet vetëm bashkërisht. Miratimi i një mjeti të OBSH-së për rajonin evropian – ky është udhërrëfyesi për rezistencën antimikrobike.
Në vijim ju përcjellim fjalimin e plotë të tij:
Kam nderin t’ju uroj mirëseardhjen në këtë ngjarje profesionale, kushtuar rezistencës antimikrobike, si një sfidë globale me të cilën përballen edhe sistemet më të zhvilluara shëndetësore.
Shumëllojshmëria e të pranishmëve në takimin e sotëm pasqyron më së miri përkushtimin e vërtetë ndaj qasjes “një shëndet”, sepse vetëm kështu mund të arrijmë sukses në trajtimin e rezistencës antimikrobike.
Rëndësinë e kësaj sfide e theksoi edhe presidenti i OBSH-së, Tedros Gebrecius, në fjalën e tij në shënimin e javës së ndërgjegjësimit antimikrobik, duke vënë në dukje se “Përdorimi joracional i antimikrobikëve do të na kthejë në epokën para antibiotike”.
Në fund të vitit të kaluar në Astana, Kazakistan, ne nënshkruam miratimin e një mjeti të OBSH-së për rajonin evropian – Udhërrëfyesin e Rezistencës Antimikrobike.
Besoj se së bashku me kolegët nga vendi ynë do të gjeni mënyrën më të mirë për të na çuar në një luftë më të suksesshme në përballjen me rezistencën antimikrobike, duke hartuar një strategji kombëtare për 2023 – 2030“, thekson Mexhiti.