Trump i përgjigjet sulmeve të Nicky Haley për moshën

Ish-Presidenti: Ndihem më i aftë mendërisht se 20 vitë më parë

Shqetësimeve të kundërshtares së tij politike Nicki Haley për moshën Donald Trump i është përgjigjur gjatë një tubimi në Nevada.

“Tani ndihem më i mprehtë mendërisht se 20 vite më pare. Ndoshta nuk ëshët e vërtetë, por mendoj se kushdo që garon për tu bërë presidenti duhet t’i nënshtrohet një testimi.”

Menjëherë pas fjalimit të Trump, Haley ju kundërpërgjigj Trump duke thënë se ai nuk duhet ta ketë problem të futet në një debat me të pasi ky është testi përfundimtar i aftësive mendore për këdo që kandidon për president.

Ish-kreu i Shtëpisë Bardhë ka refuzuar të marrë pjesë në debatet televizive dhe gjithahstu po refuzon të përballet me Haley.

Ditët e fundit ajo e ka akuzuar ish-presidentin republikan se është konfuz dhe ka vënë në pikëpyetje aftësinë e tij për të qenë president për shkak të moshës së tij.

Ish-presidenti së fundmi ka bërë edhe disa gafa. Gjatë një fjalimi më 19 janar, ai ngatërroi Haley-n me ish-kryetaren e Dhomës Demokratike, Nancy Pelosi ndërsa më herët i ishte referuar ish-Presidentin demokrat Barack Obama duke thënë se ai ishte ende në detyrë.

Edhe Joe Biden është sulmuar shpesh për moshën e tij, por presidenti i është përgjigjur me humor këtyre shqetësimeve duke argumentuar se mosha dhe përvoja e tij prej mbi gjysmë shekulli në jetën publike është një avantazh në përballjen me problemet e Amerikës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share