Duke folur për rrugëtimin e tij politik, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Klan Maqedoni theksoi disa nga të arriturat që ai dhe partia e tij i kanë bërë në këto 20 vite në skenën politike. Sipas Ahmetit, për arritjet është dashur shumë sakrificë, ndërsa shtoi se gjatë këtij rrugëtimi, BDI ka pasur partnerë faktorin ndërkombëtar në vend.
“Rrugëtimet tona nuk ndalen asnjëherë, misionet nuk përmbyllen. Përpjekjet tona kanë qenë shekullore, por nd[ër vite nuk mund të përmbyllen të gjitha ato përpjekje. ne këtu jemi përpjekur që të gjithë ato përpjekje e sakrifica që janë bërë në shekujt e kaluar, t’i skalisim në bronz”, tha Ahmeti, duke përmendur përmendoret e veprimtarëve shqiptarë mes të cilëve veçoi Pjetër Bogdanin, Josif Bagerin, Nexhati Agollin dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeun./tvklan.mk