PDE do të votojë për zgjedhjen e Talat Xhaferit për Kryeministër të vendit

Partia Demokratike Evropiane do të votojë për zgjedhjen e Talat Xhaferit për Kryeministër të vendit.

“Partia Demokratike Evropiane përmes deputetit tonë në Kuvendin republikan Bastri Bajrami do të mbështesë zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeminister i qeverisë që do bëjë organizimin e zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare në vend.

Vlersojmë se zgjedhja e Xhaferi për kryeministër është rrumbullaksim i një procesi politik mbi dy dekadësh që betonon luftën për barazi politike mes bashkësive etnike si dhe duhet të ndikon në
ndërtimin e kohezionit politik për të thyer paragjykimet për pozicionet udhëheqëse në shtet, që deri më sot me fanatizëm janë ruajtur si eksluzive.

Mbështetja politike për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në vend është një veprim historik që pavarsisht bindjeve të ndryshme politike dhe përkatësisë partiake duhet të bashkon gjithë
forcat politike shqiptare sepse aq sa mund të duket simbolike, zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar në vend thyen shumë bariera dhe shërben në ndërtimin e shtetit me vlera inkluzive si një nga vlerat kryesore të asaj që synojmë, pra rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian”, thonë nga PDE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share