Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe më i ftohtë, ndërsa në male dhe disa nga vendet më të larta do të bjerë borë e dobët, kryesisht në pjesët veriore të vendit.
Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore erë e intensifikuar nga veriu me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -6 deri në 2, kurse maksimalja do të arrijë nga 2 deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me erë mesatare deri të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.