Presidenti i Italisë të premten denoncoi antisemitizmin në rritje dhe mbajti një fjalim të fuqishëm në mbështetje të popullit hebre teksa kujtoi Ditën e Përkujtimit të Holokaustit të lënë në hije nga fushata ushtarake e Izraelit në Gaza dhe një rritje e akteve anti-izraelite.
Sergio Mattarella shprehu gjithashtu ndjeshmëri dhe ankth për popullin e Palestinës, duke thënë se atij nuk duhet t’i mohohet e drejta për shtetin e tyre, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Në një ceremoni në Pallatin Quirinale ku morën pjesë kryeministri dhe krerët e komunitetit hebre të Italisë, Sergio Mattarella e quajti Holokaustin “krimin më të neveritshëm” dhe kujtoi bashkëpunimin e italianëve nën fashizëm në dëbimin e hebrenjve.