MPB në Shkup fillon dorëzimin e dokumenteve personale nëpër shtëpi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me qëllim të lehtësimit dhe përshpejtimit të procesit të ndërrimit të dokumenteve personale, në territorin e Shkupit ka filluar zbatimin e pilot projektit për dërgimin e letërnjoftimeve të gatshme dhe patentë shoferëve në adresat e shtëpive, përmes stacioneve të policisë, përcjell KlanM.

Nga atje theksojnë se ky pilot projekt zbatohet vetëm në Shkup.

Gjithashtu, siç njoftojnë nga MPB, të shtunën (27.01.2024) sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme do të jenë të hapura në objektet Beko dhe RTVM (nga ora 08:00 deri në ora 16:00)./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share