Analisti dhe gazetari i njohur, Xhelal Neziri në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, ka bërë të ditur se VMRO-ja opozitare në realitet nuk ka diçka kundër Ttalat Xhaferit dhe kryeministrit shqiptar. Kjo sepse sipas tij, Xhaferi ka qenë Ministër i Mbrojtjes për herë të parë shqiptar në kohën e VMRO-së. Kjo parti, sipas Nezirit, ka pranuar Talat Xhaferin edhe si kryeparlamentar shqiptar, pavaërsisht se në fillim e kundërshtoi ashpër. E gjithë kjo betejë politike kundër kryeministrit shqiptar, sipas Nezirit, është pjesë e një strategjie politike të tyre, për të përfituar vota nacionaliste maqedonase në zgjedhjet që po vijnë.
“Problemi është se ato kanë kalkulime tjera politike, kanë strategji zgjedhore. Mendojnë se duke e kundërshtuar kryeministrin shqiptar që është bërë gogol te maqedonasit, tentojnë të tregojnë veten si luftëtarë të mbrojtjes së Maqedonisë si shtet ekskluziv i maqedonasve”, tha mes tjerash analisti Xhelal Neziri.//KlanMacedonia