Qeveria teknike me kryeministër shqiptar? – Ibrahim Memeti: Thyerje e një tabuje!

Qeveria teknike me kryeministër shqiptar, sipas analistit Ibrahim Memeti, paraqet thyerje të një tabuje dhe një simbolikë të re dhe të pazakonshme për shqiptarët dhe vet shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, kjo mund të hapë rrugën edhe për një kryeministër me mandat të plotë e të pakufizuar në kompetenca në të ardhmen.

“Kryetari i Qeverisë megjithatë ka një pozicion pak më të rëndësishëm me vet faktin se në mënyrë indirekte e kontrollon buxhetin e shtetit dhe kjo i jep një fuqi të veçantë”, tha mes tjerash Memeti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share