Sipas Spasovskit, grupi i organizuar kriminal, ndaj të cilit është zhvilluar aksioni i sotëm në fshatrat e Sarajit, është formuar për të kryer vrasje për hakmarrje dhe me urdhër për përfitime, përcjell KlanM.
Organizatorët, siç thotë ministri Spasovski, kanë krijuar plane dhe kanë vendosur se kush, kur dhe si do të privohej nga jeta dhe i zbatonin planet personalisht ose përmes grupit të krimit të organizuar. Grupi i organizuar kriminal vepronte në nivel ndërkombëtar, organizonte furnizimin me kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut, transferimin e saj në vendet e BE-së, dhe një pjesë e destinuar për tregun e drogës në vend, përcjell KlanM.
“Si rezultat i aktiviteteve dhe bastisjeve të sotme të kryera në 20 lokacione në Shkup, në fshatin Gërçec dhe vende të tjera, gjashtë personat e denoncuar janë privuar nga liria, disa prej tyre kanë qëndruar jashtë shtetit për një kohë të gjatë, ndërsa një person R.S, tashmë i është arrestuar në Spanjë”, theksoi Spasovski.
Sipas tij, gjatë kontrolleve janë sekuestruar një sasi e madhe parash, makina luksoze dhe sende të tjera me vlerë./KlanMacedonia