Futboll: Lojë efikase e Shkëndijës në kontrolluesen e parë kundër Skopjes 6-0

Klubi i futbollit Shkëndija pas dy javë  përgatitje për pjesë pranverore të kampionatit në Ligën e pare, sot zhvilloi ndeshjen e parë kontrolluese  kundër ekipit Skopje në stadiumin me barë artificial në Qendrën sportive në Tetovë. Ndeshja kontrolluese Shkëndija – Skopje përfundoi me fitoren e thellë të kuqezinjve 6-0. Autor të golave ishin Mexhiti, Aganspahiç 2 gola, Islami, Krasniqi  dhe Fiton Ademi 58’ Në kë ndeshje trajneri Jeton Beqiri iu dha rast futbollistëve më të ri por gjatë 90 minutave të lojës  ai inkuadroi të gjithë futbollistët që ka në disponim përfshirë këtu edhe  prurjet më të reja

Shkëndija dominoi dhe luajti sipas planit, lojtarët lëvizën në lartësinë e kërkesave të stafit teknik dhe në fund mund të thuhet se me sukses mbyllën një kapitull sa i përket fazës përgatitore të zhvilluar në Tetovë, pasi nga e shtuna ekipi  do të transferohet në Antalia ku do të vazhdon punë me  fazën e dytë dhe kryesoren para fillimit të sezonit pranveror që është caktuar për datën 18 shkurt.

Shkëndija në kë ndeshje luajti me këtë formacion: Taleski, Jusufi, Adili, Dita (c), Kocev, Mexhiti, Jakupi, Krstevski, Aganspahiç, Kurti.. Luajtën edheRamani, Dauti, Asani, Shabani, Islami, Shaqiri. Velija, Meliqi, Cake, Saqipi, Rexhepi, Qaka, Totre, Çinari, Krasniqi, Ademi, Shala. 

Trajner: Jeton Beqiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share